Maksuti shpërthen me tre gola, Flamurtari mposht Dinamon

Abissnet Superiore | 6 muaj më parë

Flamurtari ka arritur një fitore 3-1 përballë Dinamos në javën e 33-të të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH2.

Takimi nisi mjaft mirë për Dinamon që arriti të gjejë rrugën e rrjetës me anë të Koma. Vlonjatët nuk vonuan të reagojnë, me Maksutin që fillimisht vendosi barazpeshën, për të mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Maksuti që shëno dy herë të tjera për të firmosur një fitore mjaft të rëndësishme për vlonjatët.

Me këtë sukses, skuadra vlonjatë ngjitet në kuotën e 32 pikëve duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë. Dinamo në vend të katërt mbetet në kuotën e 45 pikëve, aq sa Partizani i vendit të pestë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme