“Vjosën e shohim si presidente e jo si kuorum”, Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Vetëvendosje e ka parë kandidaten e LDK-së, Vjosa Osmanin, vetëm si kuorum dhe jo si presidente të vendit, duke komentuar zhvillimet pas dështimit të zgjedhjes së presidentit dhe kalimit në proces zgjedhor.
“Na janë kërkuar nënshkrimet janë ofruar ato nënshkrime por në thelb të problemit është parë që ky emër pra i Vjosa Osmanit është synuar më shumë si një korum për një president që ata e quanin karate. Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum për presidenten e tyre që tahsmë i kishte votat e tyre, e shohim më shumë se kaq. E shohim si presidente të denjë të Republikë ssë Kosovës por këto vota nuk u dhanë nga Lëvizja Vetëvendosje. Vjosën nuk e deshën, nuk e votuan, besoj që populli do të ketë mendim ndryshe. LDK do të vijë me një listë të shkëlqyeshme” tha ai.
Sipas mediave në Kosovë, Abdixhiku mes tjerash tha se partia duhet të hyjë në një proces bashkimi dhe riorganizimi politik brenda saj, duke kritikuar edhe mënyrën e funksionimit të pushtetit aktual.
“Tash jemi në fazë të zgjedhjeve. LDK-së dhe mua na takon të bëjmë bashkimin e madh të së djathtës brenda LDK-së, dhe në këtë bashkim të madh të afrojmë të gjithë njerëzit e mirë që e ndërprejnë marrëzinë institucionale të kësaj partie, të një individi, që është i pangopur me pushtet dhe është i paaftë të bëjë minimalisht diskutim me palët tjera”.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se vendi po shkon në zgjedhje pasi, sipas tij, pushteti ka kërkuar nënshtrim politik.
“Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti me 51% kërkoi nënshtrim. Ne zgjodhëm Republikën. Kërkuan konsensus. Ua dhamë. U takuam. Kërkuan emra. Thamë Vjosën. E injoruan. Kërkuan nënshkrime. Ua dhamë, 15 sosh, sa i kishim. Në fund, kërkuan gjënë e vetme që dinin, nënshtrimin. Këtë s’mund ta kishin”, ka thënë Abdixhiku.
Ai shtoi se presidentja e deritanishme Vjosa Osmani është parë ndryshe nga LDK-ja dhe nga pushteti.
“Vjosën, Presidenten e deritashme, e panë vetëm si kuorum, si numër plotësues për Presidenten e tyre ‘karate’. Ne e pamë ndryshe. E pamë siç duhet të ishte edhe me votat e tyre, një Presidente përfaqësuese dinjitoze e Republikës”, ka deklaruar ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




