Rriten rastet e alergjive stinore në Këlcyrë, mjekët sinjalizojnë shtim të rasteve nga poleni dhe bëjnë thirrje për kujdes

Sociale | 6 muaj më parë

Rritja e temperaturave dhe prania e lartë e polenit në ajër kanë sjellë shtim të rasteve me alergji stinore në Qendrën Shëndetësore të Këlcyrës. Mjekja Entela Ibrahimi bën të ditur se çdo ditë paraqiten mesatarisht tre raste të reja, kryesisht me simptoma tipike alergjike.

“Rastet me alergji stinore shtohen pasi kemi shumë pelenë. Më shumë janë moshat e mitura. Gjatë kësaj periudhe ka 2 deri në 3 raste në ditë”, u shpreh mjekja Entela Ibrahimi.

Alergjitë stinore shfaqen me teshtima të shpeshta, kruarje të syve dhe vështirësi në frymëmarrje. Sipas mjekes, pacientët duhet të tregojnë kujdes dhe të mos i neglizhojnë këto simptoma, pasi mund të përkeqësohen.

“I bëjmë thirrje prindërve që të kenë kujdes dhe të paraqiten në qendrat shëndetësore edhe në rastet më të lehta që të mos kemi probleme të tjera më të mëdha”, tha mjekja.

Mjekët theksojnë se ndërhyrja në kohë dhe trajtimi i duhur janë të domosdoshëm për të shmangur komplikimet dhe pasojat afatgjata.

Gazetare: Leonida Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme