Flamurtari, fitore me “poker” ndaj Partizanit

Flamurtari ka arrit një fitore 4-1 përballë Partizanit në javën e 34-t të “Abissnet Superiore”, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në “Aena e Demave”, vlonjatët arritën një avantazh të dyfishtë me dopietën e realizuar nga Bolzan pa u mbushur gjysmë ore lojë. Reagimi i të kuqve nuk vonoi me një gol mjaft të bukur të shënuar nga Bytyçi.
Në pjesën e dytë, Diawara e më pas Maksuti kompletuan “pokerin” e vlonjatëve për një fitore që i ngjit në kuotën e 35 pikëve, në vendin e fundit. Partizani mbetet në kuotën e 45 pikëve, në vendin e pestë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




