Aksidenti në Lezhë-Manati/ Humbi kontrollin e makinës dhe ra në kanal, ndërron jetë në spital 59-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 59-vjeçari, i cili tre ditë më parë humbi kontrollin e automjetit dhe u përmbys në një kanal në rrugën dytësore Lezhë–Manati. Viktima është T.Gj., nga fshati Grykë Manati i Lezhës.
Pavarësisht ndihmës së parë mjekësore dhe përkujdesjes së bluzave të bardha, 59-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Aksidenti ndodhi rreth mesnatës së së shtunës, kur drejtuesi i mjetit, i cili po udhëtonte i vetëm, humbi kontrollin e makinës dhe u përmbys në një kanal me ujë në anë të rrugës.
Për nxjerrjen e tij u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës dhe më pas ai u transportua nga autoambulanca drejt urgjencës së Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Më pas u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku humbi jetën tre ditë pas aksidentit. Nga veprimet e policisë dyshohet se shkak i aksidentit është bërë errësira në rrugë, duke sjellë humbjen e kontrollit nga drejtuesi i automjetit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




