Marrëveshje për trashëgiminë në UNESCO, Shqipëria drejt promovimit ndërkombëtar të kulturës

Aktualitet | 6 muaj më parë

Në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit u nënshkrua  Memorandumi I  Mirëkuptimit ndërmjet këtij institucioni dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, në kuadër të mbështetjes për paketën e dytë të nominimeve të trashëgimisë kulturore jomateriale në UNESCO. 

Ministri i Turizmit Kulturës dhe sportit dhe përfaqësues të fondacionit shqiptaro amerikan theksuan rëndësinë e këtij partneriteti si një hap konkret drejt ndërkombëtarizimit të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe rritjes së ndërgjegjësimit për mbrojtjen e saj.

“Shqipëria vijon të konsolidojë praninë e saj në listat e UNESCO-s, për trashëgiminë kulturore janë materiale që dëshmojnë pasurinë dhe larminë e traditave që formësojnë identitetin tonë kombëtar. Ministria do të koordinojë grupet e punës, do të garantojnë përmbushjen institucionale të procesit. Bashkëpunimi përforcon kapacitetet kombëtare në ruajtjen e traditës. Gjithashtu kontribuon në promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe këtu ka të bëj shumë dhe me aspektin e vlerës së shtuar turistike që gjeneron”, u shpreh Gonxhja.

Ky bashkëpunim synon të forcojë përpjekjet për identifikimin, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë shpirtërore shqiptare, duke i dhënë një shtysë të re procesit të përfshirjes së elementëve të rinj në listat e UNESCO-s.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme