Basketboll vajza/ Flamurtari mposht Partizanin dhe fiton titullin kampion

Basketboll | 6 muaj më parë

Flamurtari nuk ka rivalë në basketbollin e vajzave. Vlonjatet kanë mposhtur 76-55 Partizanin, kanë çuar në 3-0 serinë e fitoreve dhe janë shpallur kampione të Shqipërisë në basketboll për vajza për sezonin 2025-2026.

Flamurtari tregon forcën që në periodën e parë të cilën e fiton me rezultatin 17-6. Partizani mundohet të reagojë dhe fiton periodën e dytë 23-22. Vlonjatet fitojnë periodën e tretë me rezultatin e thellë 18-9 dhe periodën e katërt 19-17.

Flamurtari fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 76-55, çon në 3-0 serinë e finaleve dhe shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll për vajza.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme