SHBA ndalon operacionin për shoqërimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Botë | 6 muaj më parë

Operacioni ushtarak i Shteteve të Bashkuara për të shoqëruar anijet në Ngushticën e Hormuzit është ndërprerë më pak se 48 orë pas nisjes. Lajmi u bë i ditur nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili theksoi se bllokada amerikane ndaj porteve iraniane do të mbetet ende në fuqi.

Sipas Trump, vendimi erdhi pas një kërkese nga Pakistani, që ka ndërmjetësuar në përpjekjet për uljen e tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit. Ai deklaroi se është arritur “progres i madh drejt një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare” me Teheranin.

Nga ana tjetër, mediat shtetërore iraniane e cilësuan këtë lëvizje si një “tërheqje”, duke e lidhur me dështimet e vazhdueshme të administratës Trump për të rikthyer funksionimin normal të kësaj rruge kyçe për tregtinë globale.

Pak para njoftimit të presidentit, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio deklaroi se ofensiva fillestare SHBA-Izrael në Iran, e njohur si “Operation Epic Fury”, kishte përfunduar pasi kishte arritur objektivat e saj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme