“Festa e Shëngjergjit”, një prej festave pagane më të mirëpritura në Kukës
6 Maji, festa e Shëngjergjit, është një ndër festat më të vjetra pagane që vazhdon të festohet prej dekadash në vendin tonë. Kjo ditë shënon ardhjen e pranverës dhe lidhet me një sërë ritesh të trashëguara ndër breza.
Nënë Kadirja nga fshati Brekije kujton me nostalgji vitet e hershme dhe mënyrën sesi festohej dikur në komunitetin e saj
“Çoheshim herët dhe duhet të çoheshim për të mbledhur lule për ti vënë në qoshe të derës”, u shpreh një banore.
Edhe banorë të tjerë në Kukës tregojnë se më parë kjo festë kishte një rëndësi të veçantë.
Ndërsa vitet e fundit, festa e Shëngjergjit ka ardhur duke u zbehur për një sërë faktorësh. Tashmë janë të pakta familjet që vazhdojnë të ruajnë dhe të përcjellin këto zakone të hershme.
“Kush do i feston prapë, po më pak. Asnjë festë si përpara nuk të festohet”, tha një banore tjetër.
Në këtë ditë, krahas vendosjes së luleve në dyer dhe makina, një nga gatimet tradicionale më të përhapura mbetet flija.
Gazetar: Dashmir Shehu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




