Bajram Begaj takim me Shefin e Shtabit të Maqedonisë së Veriut, theksohet rëndësia e sigurisë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot (12 maj), Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, Gjeneral Major Sashko Lafchiski.
Gjatë takimit, bashkëbisedimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve fqinje, aleate në NATO, si dhe në rëndësinë e koordinimit rajonal përballë sfidave të reja të sigurisë.
Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet e NATO-s dhe theksoi se situata aktuale gjeopolitike kërkon rritje të investimeve në mbrojtje dhe siguri.
Kreu i Shtetit nënvizoi gjithashtu rëndësinë strategjike të Korridorit të VIII për rajonin dhe Aleancën, duke kërkuar shtim të kontributeve në mbrojtjen kolektive dhe forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet vendeve aleate.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




