Zjarri në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, Korreshi në vendngjarje: Të dëmshpërblehen tregtarët e dëmtuar, nevojitet rindërtim me kushte funksionale

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka shkuar në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë që u përfshi nga zjarri gjatë natës.
Në një prononcim për media, Korreshi kërkoi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe marrjen e masave për dëmshpërblimin e plotë për tregëtarët e dëmtuar.
Ai theksoi se duke qenë se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha, nevojitet rindërtimi më i sigurt i tregut.
“I bëj thirrje autoriteteve të zbardhin shkaqet e zjarrit. Së dyti, dëmshpërblimi i tregtarëve sepse është i vetmi burim jetik. E treat, struktura ka qenë e keqkonceptuar, ka mbulesë dhe tenda pafund, çadra.
Është si serë. Gjithë verën aty të merret fryma dhe në dimër shiu hyn brenda. Tregtarët janë aknuar që në fillim.
Nëse do vihet dorë, të rishikohet rikonceptimi të paktën për çatinë në mënyrë që t’i japësh mundësinë atregëtarëve të paktën për verën. Po ashtu nevojitet dhe një izolim anësor që të ruhet dhe gjatë dimrit dhe për t’i dhënë një lloj dinjiteti. Ky treg tashmë ka dalë jashtë funksionit. Bëj thirrje dëmshpërblim dhe rikonceptim”, deklaroi Korreshi.
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu gjatë natës tregun e ri të fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë, pranë stadiumit të qytetit, duke e shkrumbuar plotësisht atë.
Tregu, i ndërtuar tre vite më parë nga bashkia, ishte kthyer në një pikë të rëndësishme tregtimi për banorët e zonës, ku çdo ditë ushtronin aktivitetin e tyre mbi 50 tregtarë dhe punonjës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




