I dhuroi fanellën kuqezi, Asani përshëndet Sylvinho-n: Falënderues për gjithë jetën!

Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka reaguar pas largimit të trajnerit Sylvinho. Ishte braziliani ai që i dhuroi ish-lojtarit të Partizanit mundësinë e artë të tregonte vlerat me fanellën kuqezi.
Një zgjedhje që habiti një pjesë të mirë të opinionit futbolldashës në vend, por Asani u bë faktor në kualifikimin e Shqipërisë në Europianin gjerman, duke shënuar gola me peshë nga distanca. Sulmuesi anësor i ka shprehur publikisht mirënjohjen trajnerit Sylvinho.
Postimi i Asanit
Faleminderit mister për gjithçka. Kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur dhe të gjatë bashkë, me plot momente që nuk do t’i harroj kurrë. Jam shumë mirënjohës për besimin dhe mundësinë që më dhe për të përfaqësuar Kombëtaren. Do të të jem falënderues gjithë jetën. Suksese në vazhdim, mister!
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




