Maresca nën kontratë me Chelsea-n, klubi i “Stamford Bridge” kërcënon me gjyq City-n nëse s’paguan klauzolën

Pas larigmit të Josep Guardiola-s, Manchester City ka gjetur menjëherë pasuesin e spanjollit. Sipas medieve britanike kandidati kryesor për këtë pozicion ishte Enzo Maresca, i cili thuhet se ka akord 3-vjeçar me City-n. Në këtë pikë ka ndërhyrë ish-skuadra e italianit, Chelsea.
Në “Stamford Bridge” kanë kërcënuar para pak çastesh këtë marrëveshje të arritur mes italianit dhe City-t. Klubi i Manchester-it rrezikon që të shkojë në gjyq nëse nuk paguan klauzolën që ka në kontratë Maresca me Chelsea-n për të prishur kontratën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




