Balla nga Berlini: Kapitulli 27, një nga sfidat kyçe për anëtarësimin në BE

Aktualitet | 6 muaj më parë

Gjatë një vizite zyrtare në Berlin, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilluan një takim me Rita Schwarzelühr-Sutter.

Në fokus të bisedimeve ishte avancimi i Shqipërisë në negociatat me Bashkimi Evropian, veçanërisht për Kapitullin 27 që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike, një nga kapitujt më sfidues dhe më të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian.

Përmes një reagimi publik në rrjetin e tij social, Balla theksoi rëndësinë e mbështetjes gjermane në rrugën evropiane të Shqipërisë.

“Berlin, vizita dhe takimi me Rita Schwarzelürhr-Sutter, Sekretare Shteti në Ministrinë Federale të Gjermanisë për Mjedisin, Klimën, Konservimin e Natyrës dhe Sigurinë Nukleare. Diskutuam mbi avancimin e Shqipërisë në negociatat me Bashkimi Evropian, me fokus të veçantë në Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, një nga kapitujt më sfidues dhe kyç për procesin e integrimit. Gjermania është mbështetës kryesor në rrugën evropiane të Shqipërisë dhe ne jemi mirënjohës për partneritetin e fortë në avancimin e reformave dhe arritjen e standardeve të BE”, shkruan Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme