Abissnet Superiore në RTSH/ Bilanci sezonal i Vllaznia–Egnatia dhe Elbasani–Dinamo para Final 4

Abissnet Superiore | 6 muaj më parë

Pas ndeshjeve të para të fazës “Final 4”, vëmendja tashmë është zhvendosur te përballjet e dyta, ku Vllaznia do të sfidojë Egnatian, ndërsa Elbasani do të përballet me Dinamo City-n në duele që pritet të vendosin shumë për fatin e garës drejt titullit kampion.

Bilanci i përballjeve direkte gjatë këtij sezoni premton rivalitet maksimal. Vllaznia dhe Egnatia janë përballur katër herë, me dy ndeshje të mbyllura në barazim, 0-0 dhe 2-2, ndërsa dy fitoret e tjera kanë shkuar për shkodranët, të cilët triumfuan 2-0 dhe 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Përballjet direkte Vllaznia–Egnatia 2025/26

Vllaznia 2-0 Egnatia

Egnatia 2-2 Vllaznia

Vllaznia 1-0 Egnatia

Egnatia 0-0 Vllaznia

Edhe sfida tjetër mes Dinamo City dhe Elbasanit pritet të jetë po aq e luftuar. Në katër përballjet sezonale mes tyre janë regjistruar një barazim 1-1, një fitore bindëse 4-1 e Dinamo City në “Air Albania”, si dhe dy fitore të Elbasanit në “Elbasan Arena”, me rezultatet 2-0 dhe 1-0.

Përballjet direkte Elbasani–Dinamo 2025/26

Elbasani 1-0 Dinamo

Dinamo 1-1 Elbasani

Elbasani 2-0 Dinamo

Dinamo 4-1 Elbasani

Me rezultatet e ndeshjeve të para që e kanë bërë edhe më të fortë e interesante garën, përballjet e dyta të fazës “Final 4” mes Vllaznisë dhe Egnatias, si dhe Elbasanit e Dinamo City-t, pritet të prodhojnë të tjera mbrëmje emocionesh në betejën për fituesin e këtij edicioni.

Final 4, ndeshjet e dyta

Vllaznia-Egnatia, 23.05.2026 19:00

Elbasani-Dinamo, 24.05.2026 19:00


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme