Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Në Vlorë triumfon një zviceran

Elbasan – Vlorë, e gjatë 172.4 kilometra, ishte etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë. Në finish ka mbërritur i pari zvicerani Gijom Haldimen, i cili në fakt vendin e parë e ka marrë disa metra përpara mbërritjes. Në të njëjtën kohë, zvicerani është dhe mbajtësi i fanellës së verdhë të Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë, teksa ia rrëmbeu belgut Kjell Koman.
Presidenti i Federata Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, falënderoi organizatorët dhe vlerësoi faktin që Vlora është pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti sportiv.
Të enjten zhvillohet etapa e katërt Vlorë – Llogara – Himarë – Kuç – Vlorë, kurse Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë, në të cilin marrin pjesë 18 ekipe nga Shqipëria, Ballkani dhe Europa, përfundon më 22 maj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




