Aksident tragjik në Elbasan-Librazhd, makina përplas për vdekje fëmijën 7 vjeç

Në ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit, ku një fëmijë 7-vjeç ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan–Librazhd.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se autpmjeti me drejtues shtetasin P.B., 61-vjeç ka përplasur për vdekje pranë një shkolle një të mitur.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Deri në këtë fazë të hetimeve nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e dinamikës së aksidentit.
Autoritetet kanë nisur procedurat hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme në këtë ngjarje të rëndë.
“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




