Berisha u rizgjodh në krye të PD, Salianj: Manipulimet në përmasa të mëdha, shumëfishuan numrin e anëtarëve që kanë marrë pjesë

Politikë | 5 muaj më parë

Deputeti demokrat, Ervin Salianji i ka konsideruar farsë zgjedhjet në PD, që rikonfirmuan në detyrë Sali Berishën si drejtues i kësaj force politike, edhe pse në fakt ai ishte i vetmi kandidat në garë.

Në një konferencë për shtyp, Salianji tha se i gjithë procesi u manipulua dhe se numri i anëtarëve që votuan ishte shumë herë më i ulët sesa ai i deklaruar zyrtarisht.

Sipas Salianjit, Berisha është braktisur nga demokratët, teksa shtoi se ka pakënaqësi për mënyrën sesi po drejtohet PD.

“45 anëtarë partie kanë shkuar për të votuar, e kanë çuar numrin në 800 e kusur njerëz. Pra manipulimet në degët më të vogla është në përmasa më të mëdha sepse nuk ka pas kamera. Por edhe aty ku kanë qenë të monitoruar i kanë bërë 5-fuish më shumë se numri i anëtarëve real që kanë marrë pjesë në farsë. Realiteti politik tregon refuzim të qartë të Berishës edhe nga demokratët. Sali Berisha është i braktisur nga demokratët dhe nuk pranon garë. Në një garë me kushte të barabarta do të humbte në mënyrë dërrmuese. Mbi 80% e demokratëve janë të pakënaqur me PD. PD, për 10 muaj do të jetë në fushatë elektorale, nuk e di si do të dalin para demokratëve dhe si do bëjnë që PD të jetë fituese para Edi Ramës”, tha Salianji.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme