Aksident në aksin Ura e Çerenecit–Librazhd, dy të plagosur, jashtë rrezikut për jetën

Aktualitet | 5 muaj më parë

Një aksident rrugor me pasojë lëndime të personave është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Ura e Çerenecit–Librazhd. Dy automjete janë përfshirë në një përplasje, e cila ka rezultuar në plagosjen e dy drejtuesve të mjeteve.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, të dëmtuarit janë dërguar menjëherë drejt spitalit të Bulqizës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Mjekët bëjnë me dije se, pavarësisht goditjes, dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e aksidentit pak minuta pas njoftimit. Grupi hetimor ka nisur punën për mbledhjen e provave dhe kryerjen e veprimeve të nevojshme procedurale, me qëllim zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij incidenti rrugor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme