Pep dhe takimi me djalin 10 vjet më vonë: “Do të fitosh gjithçka”, Guardiola e çon në dhomën e trofeve

Braydon Bent ishte vetëm një djalë 7-vjeçar, një tifoz i flaktë i Manchester City-t, kur Pep Guardiola mbërriti në Angli. Në atë kohë, klubi vendosi të filmonte një video me Pepin në prani të një tifozi të ri vendas, për të shoqëruar njoftimin zyrtar të mbërritjes së trajnerit katalanas.
Videoja u bë virale. Braydon i vogël, i habitur që takoi një legjendë, i tha: “Pep, do të fitojmë gjithçka me ty, por ku do t’i vendosim kupat?” Ishte viti 2016. Dhjetë vjet dhe 20 trofe më vonë, përgjigjja erdhi në një video tjetër të filmuar dhe të publikuar nga City.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




