Orges Shehi, nuk ka marrëveshje me Tiranën

Orges Shehi dhe Tirana ndajnë rrugët. Burime të sigurta bëjnë të ditur për RTSH Sport se palët nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët përsa u përket termave financiarë si dhe lëvizjeve në merkato. Kjo ka bërë që të mos ketë një marrëveshje të re, ashtu siç mendohej pas përfundimit të sezonit.
Shehi mbërriti në pankinën bardheblu në fund të muajit shkurt(u zyrtarizua më 23 shkurt) duke zëvendësuar Ardian Nuhiun, për të drejtuar skuadrën deri në fund të sezonit. Nën drejtimin e tij, formacioni bardheblu arriti të dalë nga situata e vështirë dhe të sigurojë mbijetesën në Superiore duke u renditur në vend të 6-të me 44 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




