Perez dërgon çështjen “Negreira” në UEFA

Spanjë | 5 muaj më parë

Presidenti i Real Madridit ishte prezent në stadiumin “Puskás Aréna”, ku e informoi Ceferin-in se do t’i dorëzojë një dosje me gabimet e gjyqtarëve.

Florentino Pérez bëri pikërisht atë që tha se do të bënte. Në intervistën e tij të së enjtes me transmetuesin spanjoll TVE, pohoi se: “Në finalen e Ligës së Kampionëve, do t’i them Ceferin se po i jap një dosje për çështjen Negreira”.

Në “Puskás Aréna” të shtunën, presidenti i Real Madridit u takua në mënyrë jozyrtare me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, dhe e paralajmëroi atë për atë që do të vijë: një raport prej rreth 500 faqesh, i përgatitur tre vjet më parë, që detajon atë që Madridi e konsideron një listë të gjatë parregullsish të arbitrimit të lidhura me çështjen Negreira.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme