Kategoria e Parë, 8 lojtarë largohen nga Besëlidhja

Kategoria e Parë | 5 muaj më parë

Besëlidhja u rikthye në Kategorinë e Parë pas një kohe të gjatë dhe tashmë drejtuesit e klubit po punojnë që të ndërtojnë një skuadër sa më dinjitoze, që të synojnë ngjitjen në elitë.

Lorenc Trashi është afrimi i parë në merkato, por ndërkohë ditën e sotme klubit lezhjan njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me 8 lojtarë si dhe me zëvendës trajnerin Alket Kruja.

“Klubi ndërpret bashkëpunimin me lojtarët Neziri, Beci, Biba, Danaj, Ramilli, Oduro,Bega,Alan Sander dhe zv.trajnerin Alket Kruja. Duke i falenderuar për kontributin me fanellën tonë si pjesë e suksesit në kurorëzimin kampion sezonin e sapo mbyllur dhe sa më shumë suksese në karrierën sportive në vijim”, shkruhet në njoftimin e klubit lezhjan.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme