Pretendimet për sulme/ Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit, s’ka bombardime

Amerikë | 5 muaj më parë

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj raporteve se Irani ka kërcënuar të tërhiqet nga bisedimet me Uashingtonin, për shkak të zgjerimit të goditjeve izraelite në Liban.

Trump tha se është në dijeni të këtyre raporteve, por theksoi se Teherani nuk i ka transmetuar zyrtarisht këtë mesazh negociatorëve amerikanë.

“Është një gjë e përshtatshme për të thënë, sepse ata janë negociatorë më të mirë sesa luftëtarë, por nuk na kanë informuar për këtë”, u shpreh Trump kur u pyet për pretendimet e medias shtetërore iraniane.

Ai shtoi se kjo nuk do të thotë se SHBA do të ndërmarrin veprime ushtarake: “Nuk do të thotë se do të shkojmë dhe të fillojmë të hedhim bomba atje. Ne do të vazhdojmë bllokadën.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme