Icardi “shënon gol” edhe në Gjykatë, nuk duhet ti paguajë 250 mijë euro në muaj Wanda Narës

Gosip | 5 muaj më parë

Gjykata e Milanos ka rrëzuar kërkesën e Wanda Narës për një shumë të përkohshme prej 250,000 eurosh në muaj kundër Mauro Icardit, duke e konsideruar atë tashmë të pavarur financiarisht.

Në një urdhër të nënshkruar nga gjyqtarja Anna Cattaneo, gjykata hodhi poshtë kushtet e emergjencës për mbështetje financiare, duke përmendur situatën aktuale financiare dhe të të ardhurave të modeles dhe menaxheres si “shumë të shëndetshme”.

Vendimi thekson se kërkuesi është i ri, i kualifikuar profesionalisht dhe plotësisht i aftë për të gjeneruar pasuri në mënyrë të pavarur, duke pranuar kështu argumentin e paraqitur nga avokatët e sulmuesit, Valeria De Vellis dhe Raffaele Rigitano.

Si pasojë, nuk do të ketë asnjë kontribut financiar mujor nga lojtari deri në vendimin përfundimtar, i cili do të jepet në muajt në vijim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme