Aksident në Lushnjë, makina përfundon në kanal me ujë. Babë e bir shpëtojnë falë ndërhyrjes së kalimtarëve
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Krutje–Pushimi i Shoferit në Lushnjë, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë.
Drejtuesi i mjetit, i cili ndodhej në automjet së bashku me djalin e tij të mitur, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit gjatë lëvizjes. Si pasojë, makina është përmbysur në kanalin anës rrugës që ishte me ujë.
Menjëherë pas ngjarjes, dy banorë të zonës kanë ndërhyrë për të ndihmuar nxjerrjen e personave që ndodheshin brenda mjetit. Falë reagimit të shpejtë, të dy personat kanë arritur të dalin nga automjeti pa lëndime serioze dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur gjithashtu forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca. Dy personat u transportuan drejt spitalit për kontrolle mjekësore dhe ekzaminime të mëtejshme.
Policia po punon për të sqaruar shkaqet e plota të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




