Franca mundet në testin e fundit para Kupës së Botës, keq edhe Spanja kundër Irakut

Botërori 2026 | 5 muaj më parë

Miqësoret para nisjes së Botërorit në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Mbappe me shokë munden nga Bregu i Fildishtë, iberikët frenohen nga kombëtarja aziatike.

Franca është mundur në miqësoren e fundit para Kupës së Botës, atë ndaj Bregut të Fildishtë. Zhgënjim për “Bleus”, që kaluan në avantazh në fund të pjesës së parë me Cherki. Në pjesën e dytë përmbysën gjithçka “Elefantët” me Guela Doue dhe Diallo.

Keq ka shkuar testi i fundit para Botërorit edhe për Spanjën, që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Irakut, pjesëmarrës në Kupën e Botës. Ferran Torres realizoi golin e avantazhit pas 16 minutash, Doski barazoi për aziatikët. Në pjesën e dytë u bënë shumë ndërrime dhe rezultati mbeti 1-1.

Franca dhe Spanja konsiderohen si dy nga favorite kryesore për fitimin e Kupës së Botës, edhe pse në këto teste të fundit kanë zhgënjyer. Nuk ka entuziazmuar as Suedia, që barazoi 2-2 me Greqinë, ndërsa Irani fitoi 2-0 kundër Malit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme