Orges Shehi zyrtarizohet si trajner i FC Prishtinës

FC Prishtina ka zyrtarizuar vetëm pak çaste më parë Orges Shehin në postin e trajnerit të ekipit të parë.
Klubi kryeqytetas, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ka konfirmuar atë çfarë flitej prej ditësh.
Shehi do ta zëvendësojë Alban Dragushën, i cili ndërpreu bashkëpunimin me Prishtinën me marrëveshje të dyanshme pas përfundimit të sezonit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




