Eva Buzo rikthehet në Vlorë, rekordmenia shqiptaro-australiane drejt një sfide të re në not

Evente Sportive | 5 muaj më parë

Avokatja dhe rekordmenia shqiptaro-australiane Eva Buzo është rikthyer sërish në Vlorë, për të kryer një tjetër aventurë në sportet ujore.

Ajo u nis me not nga Radhima drejt Ishullit të Sazanit, ku po zhvillon një tjetër sfidë sportive në ujërat e Jonit. E shoqëruar fillimisht nga disa persona të stafit mbështetës, Buzo vijoi më pas e vetme notin përqark Sazanit, i cili ka një vijë bregdetare prej rreth 15 kilometrash.

Kjo nuk është hera e parë që kjo sportiste zgjedh Vlorën për sfidat e saj të notit në det të hapur. Dy vite më parë, ajo tërhoqi vëmendjen e opinionit publik me një tjetër arritje të rëndësishme, kur ndërmori një notim të gjatë nga brigjet italiane drejt Karaburunit, duke vendosur një rekord personal dhe duke promovuar njëkohësisht bukuritë natyrore të bregdetit shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme