Formula 1/ Antonelli dominon në Monako, vjen fitorja e pestë radhazi në kampionat për pilotin italian

Kimi Antonelli thellon kryesimin e tij në renditjen e kampionatit botëror të Formula 1, duke shënuar fitoren e tij të pestë radhazi në Çmimin e Madh të Monakos: një rekord pas tjetrit për pilotin italian të Mercedes, i cili, duke u nisur i pari, pas “Pole Position” të së shtunës, dominoi të gjithë garën prej 78 xhirosh të raundit të gjashtë të kampionatit.
Gara ishte kaotike në fund me dy Makina Sigurie dhe një flamur të kuq në xhiron e 78-të për shkak të kushteve të këqija të rrugës në kthesën e fundit.
Leëis Hamilton dhe Isack Hadjar iu bashkuan Kimit në podium në Monako. Charles Leclerc, megjithatë, u tërhoq dymbëdhjetë xhiro para fundit, duke u përplasur në mur në kthesën e nëntëmbëdhjetë.
Max Verstappen, i cili ishte përkrah Antonellit në pjesën e jashtme të rreshtit të parë, u tërhoq që në fillim të garës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




