Pengmarrja e 34-vjeçarit/ Zbardhet dëshmia e bashkëautorit: E kam parë Enean të ngjitej, Armandi më kërkoi të fikja dritat

Aktualitet | 5 muaj më parë

Zbardhet dëshmia e Enea Zyferit, kamarieri i lokalit në pronësi të Armand Shakaj, person i shpallur në kërkim për pengmarrjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili prej datës 5 qershor është shpallur i zhdukur.

Sipas gazetares Flutura Tota, mësohet se Zyferi ka deklaruar se e ka parë Eglant Koçin të ngjitej në lokal, por nuk ka dijeni nëse ka dalë prej aty apo jo.

Ai rrëfen me tej se Armand Shakaj i ka kërkuar të  fikte dritat pasi do të nxirrte një frigorifer.

“Unë punoj si kamarier në lokalin e Armand Shakaj. E kam parë Eglantin kur u ngjit, por nuk di nëse doli më vonë apo jo. Armandi më kërkoi të fikja dritat. Ma tha që do të nxirrte një frigorifer”, mësohet se ka thënë Zyferi.

Zyferi u arrestua nga Policia e Tiranës për përkrahje të autorit të krimit. Ky i fundit në sallën e gjyqit këtë të mërkurë ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Prokurori i çështjes kërkoi që 25-vjeçari të lihej në qeli për një afat të pacaktuar, deri në kryerjen e plotë të hetimeve dhe deri sa të zbardhet e gjithë dinamika e ngjarjes.

Eglant Koçi u denoncua i zhdukur nga familjarët, ndërsa ka dyshime se ai është rrëmbyer, është mbajtur peng dhe është vrarë.

Nga provat e grumbulluara deri më tani nga grupi hetimor, rrethanore dhe shkencore, ka dyshime se 34-vjeçari është vrarë dhe më pas trupi i tij është zhdukur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme