Futboll vajza/ Kombëtaret U-19 dhe U-17 njohin rivalët e raundit të parë kualifikues të Euro 2027

Kombëtarja U-19 për vajza mësoi sot emrat e skuadrave kundërshtare në raundin e parë kualifikues të Europianit 2026-2027 për këtë grupmoshë.
Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s, vajzat kuqezi mësuan se do të kenë përballë Letoninë, Qipron dhe Moldavinë, teksa do të jenë pjesë e grupit B1 në Ligën B.
Skuadra kuqezi, e drejtuar nga trajnerja Daniela Kodra, do të garojë për t’u ngjitur në Ligën A për në raundin e dytë të Europianit U-19 për vajza. Ditët në vijim do të bëhet me dije edhe vendi organizator i këtij raundi, që do të vendoset me kompromis nga katër federatat anëtare si edhe datat e ndeshjeve.
Edhe Kombëtarja U-17 për vajza mësoi sot kundërshtarët për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2027.

Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s, ekipi kuqezi i drejtuar nga Cyme Lulaj, u vendos në grupin B1 së bashku me Irlandën, Kosovën dhe Azerbajxhanin. Edhe në këtë raund të parë të kualifikueseve të Europianit 2027, Shqipëria U-17 do të jetë pjesë e Ligës B, ku në raundin e parë do të garojë për të siguruar kalimin në Ligën A për në raundin e dytë.
Vendi organizator i këtij mini-turneu do të vendoset me kompromis mes katër federatave: FSHF, FFK, Federata Irlandeze e Futbollit dhe Federata e Azerbajxhanit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




