Berisha: Qytetarët e kanë Ramën në rreth të kuq, opozita do të mbështesë protestat
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Pas daljes nga SPAK, Berisha deklaroi se mandatet e PD-së në Kuvend janë në shërbim të protestës së qytetarëve, të cilët sipas tij e kanë kryeministrin Edi Rama në “rreth të kuq”.
Kryedemokrati foli gjithashtu për heqjen e statusit “non grata” nga SHBA, duke akuzuar qeverinë dhe SPAK-un për shpifje ndaj tij
Berisha u pyet nga gazetarët për një udhëtim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas heqjes së “non grates” duke deklaruar se planifikon të vizitojë SHBA-në, por ende nuk ka një datë të përcaktuar. Ai theksoi se vendimi për të dhe familjarët e tij është i plotë, sipas tij i komunikuar zyrtarisht nga përfaqësues të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, duke shtuar se nuk ka kërkuar ndonjëherë leje për trajtim mjekësor.
“Natyrisht unë do të shkoj, por një projekt të shpejtë nuk e kam tani, sepse duhet të shkoj kur të takoj miq, bashkëpunëtorë të mi atje,” u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




