Bruno Dita, edhe dy vite me Dinamon

Abissnet Superiore | 5 muaj më parë

Bruno Dita, edhe dy vite të tjera me Dinamon. Klubi kryeqytetas ka njoftuar rinovimin e kontratës me një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Njoftimi i klubit:

Kemi kënaqësinë të bëjmë me dije se Bruno Dita ka rinovuar kontratën me klubin tonë.

Pas marrëveshjes me presidentin Adrian Bardhi, kapiteni mbetet dinamovit. Ai do të vazhdojë të kontribuojë për fanellën blu me eksperiencën e tij të gjatë, me qëllimin e vetëm për t’i çuar 18 herë kampionët e vendit drejt trofeve të tjerë.

Bashkë më të fortë!


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme