Tregolëshi i parë në Kupën e Botës, barazimi i rekordit të Klose-s dhe shumë statistika të tjera, Messi kundër Algjerisë bëri historinë

Botërori 2026 | 5 muaj më parë

Duke shënuar një tregolësh kundër Algjerisë të martën në mbrëmje, Lionel Messi ka arritur, barazuar dhe iu afrua disa rekordeve në Kupën e Botës dhe në karrierën e tij.

16

Me tre golat kundër Algjerisë të martën në mbrëmje, Lionel Messi ka barazuar rekordin e vendosur nga Miro Klose në Brazil 2014. Të dy janë goleadorët absolut të Kupës së Botës.

1

Përpara kësaj ndeshjeje kundër Algjerisë, Lionel Messi nuk kishte shënuar kurrë një tregolësh në një ndeshje të Kupës së Botës. Ky është tregolëshi i 55-të i Messi-t në karrierë.

5

Lionel Messi ka shënuar në pesë Kupa të Botës të ndryshme (2006, 2014, 2018, 2022 dhe 2026). Vetëm Cristiano Ronaldo e ka arritur këtë sukses (2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022).

38 vjeç e 357 ditë

Lionel Messi u bë golashënuesi i tretë më i vjetër në historinë e Kupës së Botës duke shënuar kundër Algjerisë. Argjentinasi është tejkaluar vetëm nga Roger Milla (42 vjeç e 39 ditë me Kamerunin në vitin 1994) dhe Pepe (39 vjeç e 283 ditë me Portugalinë në vitin 2022).

200

Lionel Messi luajti ndeshjen e tij të 200-të për Argjentinën të martën në mbrëmje. Ai është lojtari i dytë që arrin këtë numër historik për ekipin kombëtar duke iu afruar Cristiano Ronaldo-s, i cili numëron 228 ndeshje me Portugalinë.

6

Aktivizimi i Lionel Messit kundër Algjerisë i lejoi atij të bëhej lojtari i parë në histori që luajti në gjashtë Kupa Bote (2006, 2010, 2014, 2018, 2022 dhe 2026). A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme