Heroi i Kepit të Gjelbër pritet të bashkohet me nënën në prag të ndeshjes me Uruguajin

Falë pritjeve të tij Kepi i Gjelbër frenoi Spanjën në një barazim pa gola, por ajo që ndodhi në fushë shumë shpejt kaloi në plan të dytë për shkak të historisë që fshihej pas lotëve të atij fund takimi.
“Vozinha” u tregoi gazetarëve se ishte prekur për faktin se nuk mund të ndante ato momente magjike me nënën e tij, e cila nuk kishte mundur që të kalonte në kohë garancinë financiare, e cila shërbente për të marrë vizën.

Departamenti i Shtetit u vendos në lëvizje për të përshpejtuar procedurat dhe tani duket se nëna e portierit të Kepit të Gjelbër do të asistojë në stadium ndeshjen që kombëtarja afrikane do të zhvillojë përballë Uruguajit.
“Gjithçka po ecën me ritme të shpejta. Nuk më besohet. Do të udhëtoj drejt SHBA për t’i dhënë forcë dhe kurajë tim biri”, tha Ana Candida Evora. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



