Debat në GJKKO, SPAK kërkon mbi 30 dëshmitarë në gjyqin Meta-Kryemadhi

Aktualitet | 5 muaj më parë

SPAK ka kërkuar thirrjen e mbi 30 dëshmitarëve në gjyqin ndaj Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, mes tyre emra nga politika, biznesi dhe media si Ervis Mata, Petrit Vasili, Spartak Braho, Damian Gjiknuri, Baton Haxhiu etj.


Seanca në GJKKO nisi me debate të ashpra, ndërsa prokurori po paraqiste detajet e dosjes për lobimin e LSI në SHBA, ku Ilir Meta kundërshtoi mënyrën e relatimit të provave dhe akuzoi gjykatën për njëanshmëri.

“Kanë tmerr nga e vërteta, kjo është paanësia e gjykatës. Jeni ekstremisht i njëanshëm.” – tha Ilir Meta.
“Bëni kërkesë për përjashtim të trupës.” – u shpreh Erion Bani.
“S’kam asnjë kërkesë, sepse më e mira nga të gjithë ju është Irena Gjoka.” – vijoi Ilir Meta.

Monika Kryemadhi dhe avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, u gjobitën me 10 mijë lekë nga gjykata për prishje të solemnitetit të seancës, pasi ndërhynë gjatë paraqitjes së qëndrimeve të prokurorit.


Ndërkohë, prokurori Sotir Kllapi prezantoi hetimet për lobimin e LSI në SHBA, ku sipas SPAK nga 463 mijë dollarë të deklaruara, vetëm një pjesë është paguar zyrtarisht nga LSI, ndërsa pjesa tjetër dyshohet se është mbuluar nga Ardian Shatkut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme