Bombito poston fotografinë nga spitali me Kone, autori i faullit të rëndë kërkon falje

Moïse Bombito ka postuar në rrjetet sociale takimin me Kone në spital. Ky i fundit pësoi mbrëmjen e kaluar një dëmtim të rëndë dhe pritet që të në orët në vazhdim t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Komisari teknik i Kanadasë, Jesse Marsch bëri me dije se 24-vjeçari ishte në shoqërinë e nënës së tij, Suzanne, pasi po bëhëj gati për t’iu nënshtruar ndërhyrjes delikate.
Fraktura e dyfishtë në këmbën e tij të majtë nxorri në plan të dytë edhe fitoren e thellë që arriti Kanadaja përballë Katarit.
Mesfushori ka pësuar frakturë si në tiabia dhe në fibula dhe kohët e rikuperimit mendohen të gjata.

Ndërsa po sot ai është telefonuar edhe nga autori i faullit të rëndë, Assim Madibo, i cili i ka kërkuar ndjesë. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




