Reali i Madridit sqaron: Asnjë kontakt me Olise ose agjentët e tij

“Në përgjigje të raportimeve në media të ndryshme në lidhje me interesin e supozuar të klubit tonë për lojtarin e Bayernit të Mynihut, Michael Olise, Real Madrid C.F. dëshiron të sqarojë se nuk ka pasur asnjë kontakt, direkt ose indirekt, me lojtarin e lartpërmendur, përfaqësuesit e tij ose askënd në rrethin e tij.”
Kjo është një deklarate zyrtare nga Real Madrid, e cila mohoi thashethemet për një negociatë të mundshme për sulmuesin francez të Bayernit.
Real Madridi dëshiron gjithashtu të nënvizojë marrëdhënien e shkëlqyer institucionale që gëzon me Bayernin e Mynihut, me të cilin ndan një histori të gjatë respekti, bashkëpunimi dhe admirimi të ndërsjellë, dhe shpreh keqardhje për përhapjen e spekulimeve të pabaza.
Të dy klubet kanë ruajtur gjithmonë një marrëdhënie të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë, thuhet në deklaratë, gjë që reflektohet, ndër të tjera, në bindjen e përbashkët se çdo interes i mundshëm për një lojtar nga klubi tjetër duhet së pari të adresohet drejtpërdrejt midis dy klubeve, në përputhje me parimet e besnikërisë institucionale që kanë qeverisur historikisht marrëdhënien midis Bayern Munich dhe Real Madrid”, thuhet në deklaratë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



