Doku largohet nga Botërori për lindjen e fëmijës? Plasin polemikat

“Çështja” Jeremy Doku kërcënon ta shoqërojë Belgjikën gjatë gjithë fushatës së saj në Kupën e Botës. Anësori i Manchester City-t është gati të largohet nga kampi stërvitor i ekipit të Rudi Garcias për t’u rikthyer në Angli, ku jeton, për të marrë pjesë në lindjen e fëmijës së tij të parë.
Gruaja e tij, Shireen, pritet të lindë në javën e dytë të korrikut, kur Belgjika mund të jetë në çerekfinalet e Kupës së Botës në Amerikë. Doku tha se është i gatshëm të humbasë edhe një ndeshje vendimtare: “Është fëmija im i parë, kështu që dua shumë të jem atje. E di që federata i mbështet lojtarët dhe i kupton situatat e tyre. Do të shohim çfarë ndodh.”
Këto janë konsiderata të kuptueshme, por ato nuk u pritën mirë nga shtypi francez, veçanërisht nga gazetarja France Pierron: “Kur ke mundësinë të marrësh pjesë në një Kupë Bote, është një gëzim i jashtëzakonshëm. Ka qindra lojtarë që do të bënin gjithçka për të qenë në vendin tënd, dhe ti mund të mos e kesh më kurrë mundësinë. Dhe i lë të gjitha këto për të shkuar dhe për të qenë dëshmitar i lindjes së fëmijës tënd? Babai është i padobishëm, ai është thjesht një figurë shtesë në atë moment.”
Këto fjalë nuk u pritën mirë nga të ftuarit e tjerë në studio në “L’Equipe de choc”, përfshirë kampionin olimpik të boksit Brahim Asloum dhe komentatorin sportiv Yoann Riou. “Një fëmijë është jeta juaj, dhe lindja është momenti më i rëndësishëm për një çift.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



