Prapaskena/ Vampeta flet për vështirësitë e Raphina-s: Ka probleme familjare dhe financiare!

Gosip | 4 muaj më parë

Një ish-kampion i Brazilit si Vampeta ka zbuluar ditën e sotme se sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, po kalon vështirësi të mëdha, të cilat nuk kanë shumë lidhje me dëmtimin që pësoi kundër Haitit.

Sipas André Batista Santos, sulmuesi i Barçës po kalon vështirësi familjare dhe ekonomike.

Gjatë një ndërhyrjeje në podcast-in “Red Cast”, 52-vjeçari zbuloi se : “Raphinha po kalon një moment delikat. Ai ka probleme familjare dhe gjithshtu është në vështirësi ekonomike. Mendoj se po e shikon me mjaft prioritet ofertën që i ka bërë ekipi i Al-Hilal pasi mund ta ndihmojë në këgtë situatë ku ndodhet”, tha Vampeta. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme