Lojtari i kombëtares shqiptare transferohet te Vora

Abissnet Superiore | 4 muaj më parë

Vora zyrtarizon blerjen e sulmuesit anësor Briajan Gjyla. 19-vjeçari që është formuar si futbollist në Itali është pjesë e Kombëtares Shqiptare U-19.

“Futboll Klub Vora njofton arritjen e marrëveshjes me klubin italian Union Brescia për transferimin e futbollistit Briajan Gjyla.

19-vjeçari i bashkohet klubit tonë pas një eksperience të rëndësishme në futbollin italian, ku është formuar dhe aktivizuar me Feralpisalò, Sassuolo dhe së fundmi me Union Brescia, duke fituar eksperiencë në një nga akademitë dhe kampionatet më konkurruese në Europë.

Gjyla është gjithashtu pjesë e Kombëtares Shqiptare U-19, duke përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare dhe duke konfirmuar potencialin e tij si një nga futbollistët premtues të brezit të tij.

Transferimi i Briajan Gjylës përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në projektin e Vores për ndërtimin e një skuadre konkurruese, me futbollistë cilësorë, ambiciozë dhe me perspektivë.

Klubi i uron Briajanit shumë suksese me fanellën e Vores dhe beson se ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të sezonit”, shkruhet në njoftimin e klubit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme