Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor të lirë

Politikë | 4 muaj më parë

Pas kthimit nga Austria, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane, kryetari i PD, Sali Berisha analizoi raportin e misionit faktmbledhës  për Shqipërinë.

Sipas Berishës, dokumenti  e përshkruan vendin si “shtet të kapur” dhe sistemin zgjedhor si “farsë elektorale”

“Raporti ndalet plotësisht në dosjen Balluku, në qëndrimet e Edi Ramës ndaj kësaj dosje që e implikojnë atë direkt, në sulmet që Edi Rama i bën prokurorisë dhe gjykatës për këtë dosje. Ndalet tek AKSHI, tek dora e zezë e tij në dosjen e AKSHI-t. Ndalet tek koncesionet dhe PPP-të. Tek prokurimet publike me klientelë”, tha Berisha.

Berisha tha se raporti i PPE sugjeron si zgjidhje krijimin e një qeverie teknike.

“Raporti sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Mbështet PD-në në të gjitha përpjekjet e saj në kushtet më të vështira”, tha ai.

Sipas tij, Asambleja Politike e PPE ka shprehur mbështetje për protestat e opozitës, të cilat vijojnë prej 33 ditësh.

“Konstatova me kënaqësi një mbështetje të madhe për këtë lëvizje dhe kjo u sanksionua edhe në rezolutën që asambleja politike e PPE miratoi për Shqipërinë.” +Sikundër informova se ka angazhuar kompani të huaja, ka angazhuar shuma të mëdha, një numër të madh, një armatë të tërë në betejën kundër algoritmit vetëm e vetëm që t’u marrë protestuesve algoritmin. Dhe se ai merret në kundërshtim me çdo ligj, me të dhënat e tyre personale, me të cilat kërkon të identifikojë një lëvizje qindra mijëra qytetarëve nga Shqipëria dhe diaspora kundër tij“, tha kreu i PD-së.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme