Nis faza e dytë për kreditë e buta, fituesit njoftohen të dorëzojnë dokumentacionin deri më 31 korrik pranë Bashkisë së Tiranës

Sociale | 4 muaj më parë

Të gjithë qytetarët që janë shpallur fitues në fazën e parë të aplikimit për kreditë e buta, duhet të dorëzojnë formularin e strehimit të plotësuar elektronikisht në portalin e-Albania, së bashku me dokumentacionin e vlefshëm.

Bashkia e Tiranës nis me këtë fazë të rëndësishme të përzgjedhjes ku në zbatim të procedurave të programit afati i dorëzimit është deri më datë 31 korrik, dhe do të dorëzohet fizikisht pranë sektorit të Informimit dhe Shërbimeve Publike pranë bashkisë së Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar aplikantët dorëzojnë dokumentacuionin sipas listës së publikuar nga Bashkia e Tiranës.

Kjo është lista me 10 pikat ku përfshihen  të gjitha vërtetimet dhe dokumentet e kërkuar sipas legjislacionit në fuqi. 1500 është në total numri i përfituesve prej kredive të buta ndërsa më herët është detajuar edhe vlera maksimale e kredisë për çdo strukturë familjare, që nga një individ i vetëm që aplikon për garsoniere e deri tek familjet me mbi 5 persona.

Niveli minimal i të ardhurave për të gjitha kategoritë është përcaktuar në 44,400 lekë.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme