Nagelsmann pranon të largohet, por ngushëllohet me 7 mln €, nga kombëtarja ikën edhe Völler

E ardhmja e kombëtares gjermane do të zgjidhet brenda pak ditësh. Pas presionit publik të orëve të fundit Julian Nagelsmann ka pranuar që të tërhiqet nga detyra që mbante.
38-vjeçari nuk do të jetë më komisari teknik i Gjermanisë edhe pse kishte një kontratë me federatën, e cila skadonte në fund të Euro 2028.
Për të zgjidhur këtë ngërç Federata Gjermane e Futbollit dhe Nagelsmann kanë arritur një akord financiar sipas të cilit 38-vjeçari do të përfitojë 7 milionë euro prej 14 që do të paguhej nëse do të qëndronte deri në fund të kontratës.
Sipas “DPA” Nagelsmann nuk do të jetë i vetmi që do të largohet pas dështimit të Gjermanisë në Botërorin 2026. Bordi supervizor i DFB-së është mbledhur sot nëpërmjet një video-konfrence dhe pritet që të diskutojë edhe rreth të ardhmes së drejtorit sportiv, Rudi Völler dhe drejtorit të përgjithshëm, Andreas Rettig. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




