Angli-Meksikë sjell përjashtimin e madh, Anglia mban hapur pub-et deri në orën 05:00 të mëngjesit

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Ndeshja midis Meksikës dhe Anglisë, që korrespondon me raundin e 16-të të Kupës së Botës, ka filluar të gjenerojë entuziazëm të madh në të dy vendet. Në Britani është planifikuar një veprim i paprecedentë.

Qeveria angleze ka vendosur të zgjasë orarin e hapjes së bareve dhe pub-eve në mënyrë që tifozët të mund të shijojnë ndeshjen mes “Tre luanëve” dhe Meksikës.

Për shkak të ndryshimit të orarit, kjo ndeshje, e cila nis në Estadio Ciudad de México në orën 18:00, në Angli fillon në orën 01:00 të mëngjesit. Për këtë motiv natën mes të dielës dhe të hënës lokalet do të mbyllen në orën 05:00 të mëngjesit. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme