Shtyhet për në 24 korrik seanca për padinë e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, mungon avokati. Kryebashkiaku: Më duhet ndihmë juridike
Është shtyrë për më 24 korrik, në orën 09:00, seanca në Gjykatën Administrative ku po shqyrtohet padia e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado. Në seancën e zhvilluar sot ishte i pranishëm edhe vetë Erion Veliaj, ndërsa mungoi avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili nuk u paraqit në gjykatë për shkak se ka fëmijën e tij të sëmurë dhe të shtruar në spital.
Për shkak të mungesës së mbrojtjes ligjore, u kërkua shtyrja e shqyrtimit të çështjes, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, duke caktuar një datë të re për vijimin e procesit. Gjatë seancës, Veliaj theksoi rëndësinë e përfaqësimit juridik dhe nevojën për asistencë profesionale në vijimin e procesit gjyqësor.
“Mua më duhet ndihmë juridike patjetër. Pa asistencën e avokatit nuk mund të vijoj seanca, pavarësisht sa autodidakt jam bërë në fushën juridike”, u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




