Klopp për çështjen “Balogun”: Telefonata mes Trump dhe Infantino-s çmenduri, futbolli është loja jonë, jo e atyre!

Botërori 2026 | 4 muaj më parë

Jürgen Klopp ka qenë mjaft kritik për atë që ka ndodhur me çështjen “Balogun”. Ish-trajneri gjerman mbrëmjen e kaluar ka kritikuar ashpër mënyrën se si u zhvillua e gjithë situata, e cila dërgoi në heqjen e pezullimit për ndeshjen e radhës të sulmuesit amerikan edhe pse u ndëshkua me karton të kuq.

“Ajo që po thuhet nëse është e vërtetë mendoj se është një çmenduri. Futbolli nuk është loja e Trump apo Infantino-s, futbolli është loja jonë. Më vjen keq për Balogun, por ndërhyrja e tij ishte për karton të kuq dhe si e tillë duhet që të qëndrojë deri në fund. Ai nuk duhet që të jetë në fushë në takimin e radhës”, tha 59-vjeçari. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme