Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i Cermës, furgoni përplas mjetin bujqësor. Plagoset rëndë drejtuesi, dërgohet te Trauma në Tiranë

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Rrogozhinë–Lushnjë, në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Cermës.

Sipas informacioneve të siguruara në vendngjarje, në aksident janë përfshirë një furgon mallrash dhe një mjet bujqësor. Paraprakisht dyshohet se furgoni ka goditur nga pas mjetin bujqësor, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e këtij të fundit.

I lënduari është A.K., 50 vjeç, banues në Cermë, i cili u transportua fillimisht në Spitalin e Lushnjës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët vendosën transferimin e tij me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku vijon të jetë nën kujdesin e bluzave të bardha.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme