Borussia Dortmund tremb Milanin, “sprint” për të firmosur me talentin Karetsas

Futboll Bota | 3 muaj më parë

Borussia Dortmund po lëviz me shpejtësi për të siguruar shërbimet e Karetsas, një lojtar i kërkuar edhe nga Milani. Drejtuesit e klubit gjerman kanë planifikuar një takim me kolegët e Genkut për të mbyllur marrëveshjen.

Borussia ka arritur më parë një akord me futbollistin dhe do të tentojë të bindë edhe drejtuesit e klubit belg. Bisedimet mund të mbyllen për një shifër pak më shumë se 30 milionë euro, plus bonuset dhe një përqindje kartoni në rast të rishitjes së lojtarit.

Kostantinos Karetsas është vetëm 18 vjeç dhe luan si mesfushor i avancuar me tipare sulmuese. Greku ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha me talentin e tij dhe për momentin Borussia Dortmund kërkon të veprojë para Milanit për të firmsour me këtë futbollist.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme